Juventusi njofton rinovimin e kontratës së Kenan Yildiz

Juventusi njofton rinovimin e kontratës së Kenan Yildiz

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Kenan Yildiz, duke e mbajtur sulmuesin turk në klub deri në vitin 2030.

Marrëveshja e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës së Yildiz, e cila nga 1.7 milionë euro rritet menjëherë në 6 milionë euro, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të arrijë në 7 milionë euro, plus bonuset.

Ky njoftim vjen pas muajsh negociatash të zhvilluara nga drejtori sportiv Damien Comolli me familjen dhe rrethin e ngushtë të lojtarit, duke siguruar kështu që Juventusi të ruajë një nga talentët më premtues të së ardhmes së tij.

Klubi e ka cilësuar këtë rinovim si një hap kyç, si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e bardhezinjve.

Trajneri Luciano Spalletti e ka vlerësuar vazhdimisht Yildizin për cilësitë e tij teknike, duke e përshkruar atë me fjalë shumë të veçanta.

“Ai është si një alien, ndonjëherë bën gabime vetëm për të parë nëse mund të jetë normal, por nuk mundet. Ai nuk do të jetë kurrë një lojtar i zakonshëm, mbetet i jashtëzakonshëm”, ka thënë Spalletti për yllin turk.

Juventusi po planifikon edhe një festë të veçantë për rinovimin e kontratës, e cila do të shoqërohet me video, fotografi dhe përmbajtje të dedikuar në rrjetet sociale.

Njoftimi përkon me ndeshjen që Juventusi zhvillon ndaj Lazios në “Allianz Stadium”, ku pritet prania e rreth 41 mijë tifozëve, ndërsa nuk përjashtohet edhe prezenca e kryetarit John Elkann.

 

MARKETING