Juventusi nis ofertë konkretë në adresën e Lillës për Edon Zhegrovën

Juventusi nis ofertë konkretë në adresën e Lillës për Edon Zhegrovën

Me 11 gola dhe 9 asiste në 44 ndeshje me Lillën, ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka fituar kopertinat e javës në Francë, por më shumë se kaq, çdo ditë që kalon tërheq rreth vetes edhe interesin e klubeve të mëdha të Europës.
Juventusi dhe Kristiano Xhuntoli kanë nisur që t’i vihen pas 25-vjeçarit, madje, me mediat franceze raportojnë se “Zonja e Vjetër” jo vetëm që është në avantazh, por edhe tepër e bindur për të mbyllur marrëveshjen me Lillën.

Këta të fundit e paguan vetëm 7 milionë euro Zhegrovën, pasi e morën në janar 2022 nga Bazeli, por Juventusi ka arritur që të ofrojë fillimisht 14 milionë euro për kartonin e tij, ndonëse lajmet e fundit thonë se në Torino janë gati që të shtyhen deri në 20 milionë euro.

Këto shifra vërtet të rëndësishme tregojnë jo vetëm sezonin fantastik që Edon Zhegrova po bën në Ligën 1, por mbi të gjitha seriozitetin me të cilin Juventusi po ndjek lojtarin në fjalë, për të cilin do të kenë shumë shpejt një takim.

MARKETING