Juventusi del nga kriza përballë Milanit, hakmerret për Superkupën me 2 gola në 5 minuta ndaj kuqezinjve
Juventusi i ka dhënë një tjetër goditje shpresave të Milanit për kualifikimin në zonën e Ligës së Kampioneve, teksa ka mundur me shifrat 2-0 kuqezinjtë vetëm pak ditë pasi këta të fundit e kishin mposhtur në Superkupë.
Në një ndeshje spektakolare në Toirino, dy skuadrat kanë zhvilluar një pjesë të parë argëtuese dhe të barabartë, duke krijuar raste në të dy portat. Por në pjesën e dytë, ishte Juventusi që u fut me një ritëm tjetër dhe sulmoi menjëherë në kërkim të golit, duke gjetur avantazhin edhe me pak fat pasi gjuajtja e Mbangula u devijua nga Emerson Rojal duke kaluar Menja.
Vetëm 5 minuta më vonë, një kundërsulm i rrufeshëm i Ueah vulosi shifrat 2-0 të cilat rezistuan deri në fund të sfidës. Kështu, Juvenbtusi i jep fund serisë së 3 barazimeve radhazi në kampionat, ndërsa Milani regjistron një tjetër humbje që e mban larg zonës së Ligës së Kampioneve.