Juventusi “bllokon” Moratën dhe nuk heq dorë nga Berardi

Juventusi “bllokon” Moratën dhe nuk heq dorë nga Berardi

Ndërsa Moise Kean është rikthyer në stërvitjen e ekipit, pas lëndimit në tibia, e ardhmja e tij te Juventusi ende nuk është e sigurt. Edhe në rastin e tij, nëse do të vinte një ofertë e përshtatshme, do të shitej. Ditët e fundit duket se është ndezur interesimi i Fulham për sulmuesin e ri të Juventusit, përflitet një ofertë 40 milionë euroshe.

Një shifër tërheqëse për “Zonjën e Vjetër”, e cila në këtë rast ka vendosur të fokusohet në një “dorë të dytë të sigurt” për të zëvendësuar sulmeusin e lindur më 2000. Është Alvaro Morata, një lojtar që gjithmonë është vlerësuar shumë nga Allegri dhe i etur për t’u rikthyer në Itali, mbi të gjitha në Torino. Për herë të tretë në karrierën e tij. Giuntoli e “ka bllokuar” atë në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Kean.

Megjithatë, kjo do të ishte një zgjidhje paraprake. Gjithashtu, sepse pista që të çon te Domenico Berardi mbetet e hapur, nëse Juve vendos të plotësojë kërkesat e Sassuolos. Carnevali ishte i qartë: duhen 30 milionë euro, përndryshe kapiteni do të mbetet në Reggio Emilia. Për këtë arsye tërheqja e dy klubeve mund të çojë në një marrëveshje “me interes të përbashkët” në orët e fundit të merkatos.

MARKETING