Juventus, skenari i UEFA-s, një vit jashtë Europe dhe një gjobë e madhe

Juventus, skenari i UEFA-s, një vit jashtë Europe dhe një gjobë e madhe

Fati i Juves nuk është shkuar ende, nuk është vendosur nëse “Zonja e Vjetër” do të jetë prezente në Evropë këtë sezon, kjo pasi fillimisht pritet vendimi që do të marrë UEFA, vendim që në rastin më të mirë pritet të vijë në mesin e muajit korrik.

UEFA kërkoi nga FIGC dhe nga prokuroria e Torinos të gjithë dokumentacionet e nevojshme për hetimin që u krye në lidhje me shkeljet e rregullave të Fair Play financiar.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus pritet të dënohet me një vit jashtë Evrope, që do të thotë, Juve nuk do të luajë këtë sezon në Conference League. E përditshmja italiane shton gjithashtu se “Zonja e Vjetër” do të marrë dhe një super gjobë nga UEFA.

Në fundin e vitit të shkuar, Juve kishte firmosur një marrëveshje me UEFA ku gjoba prej 23 milionë euro të reduktohej në 3 milionë euro, me kusht që Juve të përmbushte të gjithë detyrimet financiare, të ishte korrekt me rregullat e UEFA-s, diçka që me sa duket nuk është realizuar nga drejtuesit e bardhezinjve. Në çdo rast, çështja “Juve” pritet të përfundojë në CAS.

MARKETING