Juventus Serava ankohet për ndeshjen me Korabin, ofendohen në baza racore

Juventus Serava ankohet për ndeshjen me Korabin, ofendohen në baza racore

Klubi i futsalit Juventus Serava ka dalur me një komunikatë, duke reaguar për sjelljen e pahijshme të publikut të ekipit nga Dibra, Korabi. Sipas ekipit shkupjan, në ndeshjen ndërmjet Korabit dhe Juventus Seravës ka pasur ofendime në baza racore. Ata kërkojnë që këto ofendime të mos përsëritet asnjëherë tjetër, ndërsa nga delegati i ndeshjes presin që të ndërmer masat e nevojshme për ndodhitë në këtë takim.

Njoftimi i plotë nga Juventus Serava:

Gjatë ndeshjes së djeshme, ajo qfarë ndodhi nga publiku i ekipit të Dibrës Kmf Korabi, ishte e pa pranueshme nga ne si klub.

Ne shkuam me gjithë rrespektin që kishim për kundërshtarët, por për fat të keq ndodhi e kundërta. Ekipi kundërshtar ishte futur me urrejtje ndaj nesh ku çdo prekje të topit nga futbollistët tanë, me agresionin e tyre që kishin mund të pësonin lëndime të rënda.

Të jetosh në shekullin XXI (21) dhe të kesh ofendime për racizëm, kjo është gjëja më e ulët që mund ta mendonim.

Edhe pse kishin rezultat pozitiv , publiku vazhdonte me thirje kundër futbollistëve tanë duke i thirur CIGANI dhe MAJMUNI.

Thirjet vazhdonin përderisa futbollistët tanë rranë moralisht dhe psiqikisht, është edhe më shumë për tu habitur ku çdo fjalë dëgjonte rreferi anësor dhe nuk e ndaloi ndeshjen për asnjë moment, të paktën të kishte dhënë shenjë paralajmërimi për ndalim !

Futbolli është për të gjithë, pa dallim kombi, feje apo nacionaliteti që kanë lojtarët.

Ne shpresojmë që ky mesazh të mos hasë në veshë të shurdhër, ksi lloj ofendime të mos përsëriten në futbollin vendor. Besojmë që delegati i ktij takimi që ishte do ta kryej punën me profesionalizëm i cili ka parë gjithçka që ndodhi në palestër!

MARKETING