Juventus në avantazh për transferimin e Federico Chiesas
Gjiganti italian Juventus po bën përpjekje për të rikthyer sulmuesin anësor Federico Chiesa.
Sipas raportimeve të mediave “Zonja e Vjetër”po synon që të huazojë italianin deri në fund të sezonit,dhe në anën tjetër ta transferoj në verë por kjo varet edhe nga paraqitjet në gjysmën e këtij edicioni.
Përndryshe Liverpool po synon që ta vë në shitje menjëherë teksa në anën tjetër Juve synojnë një marrëveshje fleksibile ku mund t’iu përshtatet kërkesave të “The Reds”.
Në anën tjetër Chiesa ka shprehur dëshirën që të rikthehet në Serie A,ndërkohë 28 vjeçari i ka bërë të qartë se dëshiron largimin nga Premierliga.
Kujtojmë që Federico Chiesa u largua nga Juventus në vitin 2024,ku më pas u transferua tek gjiganti anglez Liverpool.

