Juventus mendon për rikapitalizimin, mungesa në Kupat e Evropës i kushton 80 milionë euro

Juventus mendon për rikapitalizimin, mungesa në Kupat e Evropës i kushton 80 milionë euro

Vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Juventusin nga Kupat e Europës për një sezon dhe zgjedhja e bardhezinjve për të mos apeluar i dhanë fund përfundimisht procesit të drejtësisë sportive. Tani te Juve, megjithatë, është koha për të bërë disa bilance, sepse pa Europën krijohet një gropë financiare.
Jo aq për mospjesëmarrjen në Conference League, e cila kapte rreth 10 milionë euro, por rëndon si “gurë në qafë” mungesa e kualifikimit në Champions League. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, sezonin e kaluar bardhezinjtë sollën në shtëpi rreth 55 milionë euro Champions-i, të cilat u rritën në 65 milionë me kalimin e tyre të mëvonshëm në “Europa League”.

Duke marrë parasysh mungesën e të ardhurave nga shitja e biletave (12-13 milionë euro) dhe reduktimin e sponsorëve, mungesa në Kupat e Europës vlen rreth 80 milionë euro, krahasuar me 2022-2023.
Në këtë pikë, drejtuesit bardhezinj do të duhet të ulin koston e ekipit nga njëra anë dhe të mbledhin mega të ardhura nga transfertat në dalje, nga ana tjetër. Përndryshe, një rritje e re kapitali do të jetë e pashmangshme.

Për momentin, të ardhurat nga tregtimi i lojtarëve është ndalur në thelb në kuotën zero, kundrejt të paktën 60 milionëve të regjistruar në 2022-2023. Kjo do të thotë që, deri më sot, pasqyra e të ardhurave të Juventusit 2023-2024 fillon me -200 milionë euro.

Spektri i rritjes së kapitalit rri pezull mbi bardhezinjtë. “Gazzetta dello Sport” shpjegon pse: deri më 30 qershor 2022, vlera neto e FC Juventus ishte 166 milionë euro. Duke marrë parasysh humbjen e vitit të kaluar, që nga 30 qershori 2023 duhet të kishte rënë në rreth 50-60 milionë euro, pa masa korrigjuese, deficiti për sezonin e ri do të çonte kapitalin e aksionerëve në një territor negativ, duke kërkuar ndërhyrjen e aksionerëve për atë që do të ishte rikapitalizimi i tretë i Juventusit pas të dytit prej 700 milionësh midis viteve 2019 dhe 2021. /BW/

MARKETING