Juventus me “një këmbë” në finalen e Kupës, bardhezinjtë fituan përballë Lazios

Juventus me “një këmbë” në finalen e Kupës, bardhezinjtë fituan përballë Lazios

Juventus hodhi një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Italisë duke qenë se mposhti Lazion me rezultatin 2-0. Bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri nuk gabuan në shtëpi, teksa iu falën golave të Chiesës dhe Vlahovic të shënuar në fraksionin e dytë të lojës.

Sulmuesi italian shënoi pas një asisti të Cambiasos, ndërsa serbi lëvizi bukur në zonë dhe me një të majtë teknike shkundi rrjetën e kryeqytetasve. Ndeshja e kthimit luhet në Olimpico më datë 23 prill, ku sigurisht torinezët nisen të favorizuar dhe nëse e prekin finalen do të përballen me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal, Fiorentina-Atalanta.

MARKETING