Jovanoviq: Buxheti është joreal dhe nuk korrespondon me krizën aktuale

Jovanoviq: Buxheti është joreal dhe nuk korrespondon me krizën aktuale

Propozim-buxheti për vitin 2023 është joreal dhe nuk korrespondon me krizën aktuale, vlerëson profesori Branimir Jovanoviq nga Instituti Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Në deklaratë për MIA, Jovanoviq thotë se projeksionet makroekonomike dhe ato të të ardhurave janë shumë optimiste.
“Projektohet rritje e PBB-së prej 3,4 për qind, që është shumë e lartë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Instituti ynë, për shembull, parashikon rritje prej 2 për qind, ndërsa Banka Botërore prej 2,5 për qind. Inflacioni, projektohet në 3,6 për qind, që është shumë i ulët – Instituti ynë projekton 5 për qind inflacion, ndërsa Banka Popullore 4 për qind. Madje edhe po të pranohen këto projeksione makroekonomike, projeksionet për të ardhurat e buxhetit janë shumë të larta. Gjatë rritjes nominale të PBB-së prej 7 për qind (3,4 për qind + 3,6 për qind), projektohet rritje e të ardhurave prej 10 për qind, që nuk mund të shoh se si do të ndodhë, kur nuk ka planifikuar kurrfarë reforme tatimore”, sqaron Jovanoviq për MIA.
Rritja e paraparë prej pesë për qind te transferet sociale, sipas Jovanoviqit, është jo e mjaftueshme në kushte të krizës momentale.

“Inflacioni këtë vit do të jetë rreth 10 për qind, vitin e kaluar ishte 14 për qind, dhjetëra mijëra njerëz ranë në varfëri për shkak të këtyre shtrejtimeve, ndërsa transferet sociale rriten për vetëm 5 për qind. Nuk ka hollësi që të shihet se sa rriten paratë, sa pensionet, sa ndihma sociale, por pesë për qind është absolutisht shumë i pakët dhe jo i mjaftueshëm që të parandalohet rritja e varfërisë “, theksoi Jovanoviq.

Janë projektuar në mënyrë joreale edhe shpenzimet kapitale, të cilat në Propozim – buxhetin janë në nivel prej 730 milionë euro.

“Shpenzimet kapitale janë projektuar në 730 milionë euro, që është pak më i ulët se 800 milionët e vitit të kaluar, ndërsa është megjithatë përfundimisht joreal. Maqedonia nuk arriti të realizojë 730 milionë investime publike në dy vjet, e aq më pak në një”, thekson Jovanoviq.
Qeveria dje e prezantoi Propozim buxhetin për vitin 2024 i cili ka vlerë 5,5 miliardë euro, duke e karakterizuar si zhvillimor dhe të qëndrueshëm. Ana e shpenzimeve është projektuar në 343,6 miliardë denarë ose për 5,8 për qind është më e lartë në krahasim me vitin 2023, ndërsa të ardhurat në 310,1 miliardë denarë dhe janë më të larta për 10 për qind. Deficiti i buxhetit është për rreth 9,2 miliardë denarë më i ulët në krahasim me vitin 2023, që sipas Qeverisë, do të nënkuptojë haumarrje më të vogël për 150 milionë euro. Rritja ekonomike është projektuar në 3,4 për qind të PBB-së, ndërsa inflacioni në 3,6 për qind.

MARKETING