Jordania: Sulmet e Izraelit në Gaza po e tërheqin rajonin në humnerë

Jordania: Sulmet e Izraelit në Gaza po e tërheqin rajonin në humnerë

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman al-Safadi, tha se sulmet e Izraelit në Gaza “po e tërheqin rajonin në humnerë”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas një deklarate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë, Safadi është takuar me Përfaqësuesin Special të Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin Aman.

Gjatë takimit janë diskutuar “ndalimi i luftës në Gaza, mbrojtja e civilëve, respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe dërgimi i ndihmës urgjente humanitare në Rripin e Gazës”.

Duke theksuar se katastrofa humanitare e shkaktuar nga lufta e ashpër në Gaza duhet të ndalet, Safadi ka thënë: “Lufta e Izraelit kundër Gazës po e tërheq rajonin në humnerë”.

MARKETING