Joan Laporta premton një javë intensive përpara problemeve me regjistrimin e Rashford

Joan Laporta premton një javë intensive përpara problemeve me regjistrimin e Rashford

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka premtuar një “javë intensive” në përgatitje të ndeshjes së parë në La Liga, teksa klubi po përpiqet të sigurojë regjistrimin e lojtarëve të rinj në kohë për udhëtimin drejt Mallorcas. 

Në tre verat e fundit, disa futbollistë të Barcelonës kanë humbur ndeshje për shkak të vonesave në regjistrim. 

Aktualisht, Barcelona do të jetë pa Joan Garcia, transferimi i të cilit kap vlerën e 25 milionë eurove, dhe huazimin nga Manchester United, Marcus Rashford.  

Ndërkohë, i riu Roony Bardghji mund të regjistrohet me ekipin B, Barcelona Atletic, për të thjeshtuar procesin. 

“Kjo javë do të jetë intensive, sepse gjithçka është gati për të përfunduar disa operacione që na nevojiten për të pasur ‘fair-play’ financiar dhe për të regjistruar lojtarët”, tha Laporta për TV3. 

Pas njoftimit të portierit Marc-Andre Ter Stegen se do të japë pëlqimin për dërgimin e raportit të tij mjekësor në La Liga, çka mund të mundësojë aktivizimin e rregullës për lojtarët me dëmtime, Laporta shprehu besim se Joan Garcia do të jetë në dispozicion për trajnerin Hansi Flick në ndeshjen e së shtunës. 

“Po punojmë që ta realizojmë këtë. Me vendimin e Marc, kemi mundësinë të regjistrojmë Joan Garcian dhe po punojmë për pjesën tjetër”. 

“Këtë javë do të kemi lajme, shpresojmë të mira, për të parë nëse mund t’i regjistrojmë para fillimit të kampionatit. Dhe nëse nuk mundemi, kemi ende kohë”, përfundoi ai. 

Nëse Barcelona aktivizon rregullën për dëmtimet, kjo do t’u mundësojë që të përdorin 50 për qind ose më shumë të kufizimit në pagën e ter Stegenit për të regjistruar Joan Garcian./

 

 

MARKETING