Jo vetëm Gundogan, një tjetër “yll” i Cityt drejt Spanjës

Jo vetëm Gundogan, një tjetër “yll” i Cityt drejt Spanjës
Bernardo Silva përjetoi emocione të shumta me Manchester City sezonin e fundit, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në fitimin e tripletës.

Edhe pse ka edhe dy vite kontratë me klubin anglez, 28-vjeçari portugez dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierë.

Ofertat nuk i mungojnë, PSG e kërkon prej kohësh, arabët janë gati ta mbulojnë me “ar”, por lojtari i lindur në Lisbonë është i fiksuar me Barcelonën.

Shtypi iberik shkruan se Bernardo Silva ka refuzuar gjithë ofertat deri tani. Dhe po pret kampionët e Spanjës.

Edhe pse Pep Guardiola e vlerëson shumë “xholin” ofensiv dhe dëshiron ta ketë sërish pjesë të skuadrës së tij, “dorëzohet” përpara dëshirës së luzitanit për të nisur një eksperiencë të re.

Por, Barcelona duhet të paguajë rreth 80 milionë euro për kartonin e Bernardo Silvës. Kjo është kërkesa e kampionëve të Anglisë dhe Europës.

Ndërkohë që drejtuesit e klubit katalanas duan ta marrin në huazim, me detyrim blerjeje në fundin e sezonit.

Pasi Fair-Play financiar nuk ua lejon gjatë kësaj vere një investim kaq të madh. Gjithsesi, tani pritet përgjigja e Manchester City në lidhje me propozimin e ardhur nga Spanja.

MARKETING