Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin

Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin

Carlo Ancelotti duket shumë pranë pankinës së kombëtares së Brazilit. Tekniku italian i impenjuar aktualisht me Real Madrid, pritet që në fundin e sezonit aktual të nisë një eksperiencë e cila do të ishte unike në karrierën e tij pasi kurrë më parë nuk ka drejtuar një kombëtare.

Emri i Ancelottit i është propozuar presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues nga Ronaldo “Fenomeni”. Ish-sulmuesi i famshëm ka mjaft ndikim në Federatë dhe së fundmi pritet që të bëjë një tjetër propozim për Rodrigues. Duke qenë se Juninho është në fundin e mandatit të tij si drejtor teknik, Ronaldo preferon të shikojë në këtë rol Ricardo Kaka.

Fenomeni beson se marrëdhënia e ngushtë e Ancelottit me ish-nxënësin e tij te Milan, aty ku fituan shumë së bashku, do të bënte që Selecao të kishte shumë përfitime. Në letër, Ancelotti-Kaka duken dyshja e ëndrrave për pesë herë Kampionët e Botës, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete ku sigurisht objektivi i parë për Federatën amerikano-latine është firma me trajnerin italian.

MARKETING