Jeton Shaqiri: Në të gjitha shkollat e Shkupit janë dorëzuar librat
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se janë dorëzuar tekstet në të gjitha shkollat e Shkupit. Ai tha se gjatë këtyre ditëve kanë mbërritur edhe tekstet për klasën e gjashtë.
“Faleminderit për mirëkuptimin. Ne jemi ndryshe nga viti i kaluar. Ne thamë se do të dorëzohen në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, por për shkak të problemeve teknike po i dorëzojmë gjatë kësaj periudhe. Nuk kemi arritur atëherë, por më vjen mirë që mbaroi dërgesa”, u tha Shaqiri gazetarëve të pranishëm.
Ministri theksoi se kur mbërrijnë në kohë programet arsimore, vijnë në kohë edhe tekstet.
“Është dashur të punohet rregullimi grafiko-teknik për tekste të caktuara. Në disa autorët kanë kërkuar që të korrigjohen disa pjesë”, tha Shaqiri.
Ai ka theksuar se nuk kanë asnjë problem me operatorin ekonomik dhe kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm dhe se shtypja e teksteve mund të fillojë në çdo moment kur të dorëzohen kërkesat.