Jeton Beqiri: Shpresoj që të dalim ne të buzëqeshur nga fusha në fund

Jeton Beqiri: Shpresoj që të dalim ne të buzëqeshur nga fusha në fund

Shkëndija nesër mbrëma në Bukuresht do të kërkojë të shkruajë një faqe të re në historinë e saj, pasi përballë FCSB të Rumanisë me kualifikim eventual në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminator të UEFA Champions League përveç avansimit në raundin e tretë, automatikisht do të siguronte të paktën grupet e Conference League.

Para kësaj sfide, nga tabori kuqezi nga Bukureshti, kanë folur Jeton Beqiri dhe portieri Baboucarr Gaye.

Jeton Beqiri: “Është një ndeshje ku ne do të bëjmë maksimumin, ku edhe për kundër respektit ndaj kundërshtarit, jemi në situatë ku kemi fituar ndeshjen e parë dhe do të mundohemi që të bëjmë edhe një paraqitje pozitive këtu në Bukuresht. Unë mendoj se i kemi të gjitha parakushtet që të bëjmë një ndeshje pozitive dhe të tentojmë të marrim maksimumin”.

Baboucarr Gaye“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por natyrisht se ne kemi besim tek vetja jonë dhe prandaj kemi ardhur këtu. Sigurisht që ne kemi respekt për kundërshtarin, por nesër do të japim maksimumin nga vetja dhe do të dalim në fushë për të marrë rezultatin i cili do të jep mundësinë që pas ndeshjes të dalim nga fusha të buzqeshur”.

Jeton Beqiri: “Është një ndeshje ku ne e kemi fituar 1:0, por rezultati i tillë nuk të jep garancë që do të kalosh më tutje në qoftë se luan të gjithë kohën në mbrojtje apo je defanziv. Ne do të mundohemi që të bëjmë lojën tonë, do të mundohemi që të shënojmë gol, të krijojmë raste dhe të jemi sa më solid në pjesën e defanzive të lojës. Pastaj, shpresoj që në fund të ndeshjes të jemi ne ata që do ti gëzohemi kualifikimit”.

Baboucarr Gaye: “Sigurisht që çdo ekip futet në lojë për të fituar ndeshjen dhe nuk e imagjinoj të futem në lojë për të mos fituar. Prandaj futbolli është interesant dhe në çdo sekond, në çdo gabim mund të shënosh apo mund të pësosh. Për këtë arsye ne duhet të funksionojmë si ekip, të dalim në fushë për të dhënë më të mirën dhe të qëndrojmë 100% që në fund të marrim rezultatin e dëshiruar.”

Jeton Beqiri: “Patjetër, është një respekt nga ana e ekipit kundërshtar, konkretisht trajnerit, i cili na vlerësoj ndeshjen e parë dhe ne kemi një respekt edhe për futbollistët kundërshtar edhe për trajnerin. Nuk do të doja të merremi me deklaratat e pronarit apo menaxherit gjeneral se do të fitojnë që në pjesën e parë apo do të fitojnë me rezultat shumë të thellë, për shkak se unë besoj se të gjitha gjërat vendosen në fushën e lojës dhe jo në deklarata.”

Baboucarr Gaye: “Mendoj se nuk ka rëndësi se kush është në sulm sepse futbolli sot ka avansuar shumë dhe madje në minutat e fundit mund të dalë edhe portieri përpara dhe të shënoj gol, pavarësisht se paraprakisht nuk kishte shënuar kurrë në jetë. Prandaj në futboll secili futet në fushë për të dhënë më të mirën dhe nuk ka rëndësi se kush luan në sulm. Thjesht secili duhet të jap maksimumin për të marrë rezultatin e dëshiruar.”

Jeton Beqiri: “Të gjithë futbollistët që janë pjesë e FCSB-së së Bukureshtit, janë futbollistë shumë kualitativ dhe për ne nuk ka rëndësi se cili futbollist është jashtë apo brenda, pasi të gjithë janë cilësorë. Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin.

Jeton Beqiri: “Patjetër se është një ndeshje e rëndësishme dhe ndeshje e rëndë. Por, ne si fillim do të mundohemi që të bëjmë maksimumin, do të mundohemi që edhe të sulmojmë që të shënojmë gol. Pastaj edhe të luajmë një defanzivë sa më cilësore.

Ndeshja luhet nga ora 19:30 sipas kohës sonë lokale në “National Arena” në Bukuresht.

MARKETING