Jeton Beqiri pranë bankinës së Shkëndijës

Jeton Beqiri pranë bankinës së Shkëndijës

U përfolën Orges Shehi e emra tjerë si trajner potencial të Shkëndijës së Tetovës, por Jeton Beqiri pritet që të marrë drejtimin e tetovarëve.

Opinioni dhe mediat raportojnë se ka marrëveshje që Jeton Beqiri do të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. Beqiri mendohet se do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës duke u bë pasardhësi i Ardian Nuhiut.

Mësohet se Jeton Beqiri ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin nga Arabia Saudite dhe pas Vitit të Ri do të prezantohet, zyrtarizim i cili pritet së shpejti.

Kujtojmë se Beqiri, edhe pse relativisht i ri, arriti të vendoset si një nga strategët më të mirë. Dy herë në të kaluarën ka qenë trajner te Shkëndija, më parë e ka sjellë Dritën nga Bogovina në PMFL, të njëjtën gjë ka bërë edhe me Gostivarin dhe Struga Trim Lum. Ka punuar edhe në Renovë, pastaj edhe në Shqipëri.

Interesant është fakti se te Shkëndija dhe Flamurtari ishte asistenti i parë i Shpëtim Duros, trajnerit aktual të Strugës, me të cilin do të luftojë për titullin. Sigurisht që këtu është edhe Shkupi.

MARKETING