Jeton Beqiri: Nuk dorëzohemi, çdo ndeshje histori tjetër

Jeton Beqiri: Nuk dorëzohemi, çdo ndeshje histori tjetër

Shkëndija do të jetë përballë Samsunspor nesër mbrëma në duelin e kthimit të fazës së plej of-it në Ligën e Konferencës. Skuadra shqiptare këtë takim do ta nisë me disavantazhin 0:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup, teksa synimi mbetet përmbysja e rezultatit dhe sigurimi i kualifikimit për në fazën e radhës të garave evropiane.

Edhe pse përballë një kundërshtari të fortë dhe në një terren të vështirë, kuqezinjtë besojnë se gjithçka është e hapur.

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, një ditë para kësaj sfide është shprehur optimist, duke thënë se në futboll nuk duhet të dorëzohesh asnjëherë. Çdo ndeshje është histori në vete. Tetovarët sonte do ta zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të luhet takimi, duke bërë përgatitjet e fundit taktike dhe teknike para sfidës vendimtare. Atmosfera në kampin kuqezi raportohet të jetë pozitive dhe të përzgjedhurit e Beqirit pritet të japin më të mirën nesër në fushë.

Dueli ndërmjet Samsunsporit dhe Shkëndijës do të zhvillohet nesër mbrëma me fillim nga ora 18:45. /SHENJA/

MARKETING