Jeton Beqiri drejtor teknik te Al Jabalain në Arabinë Saudite

Jeton Beqiri drejtor teknik te Al Jabalain në Arabinë Saudite

Të të jepet një shans mbase mund të ndikojnë edhe lidhjet e ndryshme që kohët e sotme janë normale në futboll e jetë. Mirëpo të të zgjatet kontrata me shtim edhe të përgjegjësive e kompetencave nënkupton konfirmim dhe vlerësim të punës që ke bërë periudhën e kaluar.

Jeton Beqiri vazhdon qëndrimin në Arabinë Saudite te skuadra Al Jabalain. Tekniku tetovar ka firmosur kontratë të re një vjeçare, tashmë me pozicion të avansuar. Përveç drejtor teknik i shkollës së futbollit, Beqiri tashmë mban të njejtin post (drejtor teknik) edhe për ekipin e parë.

Al Jabalain FC garon në Divizion 1, apo kategoria e dytë e futbollit në Arabinë Saudite, menjëherë pas Superligës arabe ku momentalisht po ndodh “çmenduri” e vërtetë me pagesa stratosferike për tërheqjen e yjeve të mëdhenj të futbollit botëror.

MARKETING