“Jepuni të drejta bullgarëve në Maqedoni”: VMRO-ja bullgare e priti Siljanovskën me parulla
Anëtarë të VMRO-së bullgare e pritën presidenten e RMV-së, Gordana Siljanovksa Davkova në Sofje me parulla dhe thirrje për të drejta të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ata mbanin pankarta me mbishkrime si “Rruga e RMV-së për në Evropë kalon nëpër korridorin 8”, “Jo gjuhës së urrejtjes”, “Jepuni të drejta bullgarëve në RMV” etj.
Ajo u takua me kryeministrin Najden Dimitrov, të cilit i shprehu ngushëllimet për aksidentin ku humbën jetën dy pilotët.
Në pyetjen e një gazetari për Korridorin 8, Siljanovska Davkova u përgjigj se Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregon mirëkuptim për ndërtimin e këtij projekti.
“Gjithçka që na lidh është e mirëseardhur. Ky korridor nuk është vetëm një korridor sigurie, por edhe një mundësi komunikimi mes qytetarëve të të dyja palëve”, theksoi presidentja Siljanovska Davkova.