Jeni i pamartuar?! Do paguani tatim shtesë, paralajmëroi Mickoski

Jeni i pamartuar?! Do paguani tatim shtesë, paralajmëroi Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së një tatimi shtesë për personat e pamartuar. Këtë deklaratë ai e dha sot gjatë debatit qeveritar me temë “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike”.
Sipas Mickoskit, kjo masë do të kishte për qëllim stimulimin e rritjes së popullsisë në vend. Ai shtoi se bëhet fjalë vetëm për një ide që është në fazë diskutimi dhe që do të analizohet më tej në kontekstin e strategjive për përballjen me sfidat demografike.
“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshëm sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, deklaroi Mickoski.

MARKETING