Jehonë në mediat ndërkombëtare për protestën në mbështetje të UÇK-së në Tiranë

Jehonë në mediat ndërkombëtare për protestën në mbështetje të UÇK-së në Tiranë

Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së dhe mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova, u mblodhën paqësisht këtë të premte në Sheshin Skënderbej për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.

Protesta e zhvilluar e 17 tetorit në zemër të kryeqytetit shqiptar mori vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportuan për thirrjet e protestuesve për drejtësi dhe kundërshtimin ndaj, sipas tyre, “gjykimeve të padrejta” ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mediat ndërkombëtare si Associated Press, Washington PostThe TelegraphAnadolu, etj.

“Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës”, ka shkruar Associated Press.

Përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike, protestuesit shprehën mbështetjen e palëkundur për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, duke e konsideruar procesin si të njëanshëm dhe politikisht të motivuar.

Ndryshe, Gjykimi ndaj Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në gjykatën e Kosovës në Hagë.

Tani, më shumë se dy vjet më vonë, gjyqi ndaj tyre po shkon drejt përfundimit, pasi muajin e kaluar mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thirri dëshmitarët e parë.

Në mbrojtje të dëshmuan në shtator ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.

Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-n.

Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 

MARKETING