Jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 3.32%, dalje më e ulët në Qendër Zhupë

Jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 3.32%, dalje më e ulët në Qendër Zhupë

Deri në orën 11:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 3553 votues, përkatësisht 3.32 %, raporton SHENJA.

  •  Vrapçisht, kanë votuar 834 votues, përkatësisht 3.02 %.
  •  Gostivar, kanë votuar 1937 votues, përkatësisht 3.14 %.
  •  Qendër Zhupë, kanë votuar 168 votues, përkatësisht 2.22%.
  • Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 624 votues, përkatësisht 5.90 %.

Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 11:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:

  • Vrapçisht,  e rritur për 0.48 %.
  • Gostivar, e zvogëluar për 1.96 %.
  • Qendër Zhupë, e zvogëluar për 2.61 %.
  • Mavrovë dhe Rostushë, e zvogëluar për 5.82 %.

MARKETING