Jasir Asani transferohet në Iran, firmos me Esteghalal FC

Sulmuesi nga Shkupi dhe i Kombëtarës së Shqipërisë, Jasir Asani ka ndërruar ambient dhe nga Koreja është transferuar në elitën e futbollit të Iranit, duke firmosur me skuadrën e njohur Esteghlal. Asani me klubin iranian ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit 2026/27. Konfirmimi erdhi nga vetë klubi iranian, i cili përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar, i cili ndodhet në muajt e fundit të kontratës me klubin korean, Gvanzhu dhe kjo i jep atij të drejtën të negociojë lirshëm me çdo skuadër.
“Pas negociatave mes Esteghlal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me klubin për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me ne sapo të përfundojë kontrata e tij me Gvanzhu,” thuhet në deklaratën e klubit iranian.
Kujtojmë se Asani ka qenë një nga lojtarët kyç të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset e fundit dhe transferimi në Iran shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, si në aspektin sportiv ashtu edhe financiar.