Japonia bëhet gati të lëshojë në det ujin e centralit të Fukushimës
Rreth 1.34 milion ton ujë, mjaftueshëm për të mbushur 500 pishina me madhësi olimpike, janë grumbulluar që nga cunami i vitit 2011 që shkatërroi uzinën.
Uji do të lirohet pas 30 vjetësh pasi të jetë filtruar dhe holluar.
Autoritetet do të kërkojnë që operatori i uzinës të “përgatitet menjëherë” që asgjësimi të fillojë më 24 gusht nëse kushtet e motit dhe detit do të jenë të përshtatshme
Kryeministri japonez Fumio Kishida e vizitoi fabrikën të dielën, duke nxitur spekulimet se lirimi ishte i afërt.
Sipas deklaratave të qeverisë vendit, lëshimi i ujit është një hap i domosdoshëm në procesin e gjatë dhe të kushtueshëm të çmontimit të uzinës, i cili ndodhet në bregun lindor të vendit, rreth 220 km në veri-lindje të kryeqytetit Tokio.
Japonia ka mbledhur dhe ruajtur ujin e ndotur në depozita për më shumë se një dekadë, por hapësira tashmë po mbaron.

