Jannik Sinner fiton Australian Open për herë të dytë radhazi
Jannik Sinner është fituesi i Australian Open për herë të dytë radhazi. Tenisti italian triumfoi në finale ndaj Alexander Zverev 3-0 me sete.
Ishte një ndeshje pa shumë histori, ku 23-vjeçari dominoi nga fillimi. Seti i parë u mbyll 6-3 për italianin, ndërsa i dyti ishte më i luftuar, i cili shkoi 7-6 për Sinner. Edhe në setin e tretë, gjermani Zverev ishte i pafuqishëm dhe u mposht 6-3.
Sukses i merituar i Sinner, që merr kështu trofeun e Australian Open për të dytën herë radhazi.
Në gjysmëfinale Sinner kaloi amerikanin Shelton, ndërsa Zverev u kualifikua pas tërheqjes së Djokovic.