Janevska: Fillojmë cikël të ri investimesh në shkolla me 160 projekte dhe 60 salla sportive
Fillojmë cikël të ri investimesh në objekte të infrastrukturës arsimore, të cilat janë një nga elementet themelore për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe për zhvillimin e shëndetit mendor dhe fizik të nxënësve. Vitin e kaluar investuam 67 milionë për infrastrukturën. Këtë vit fillojmë me 160 investime të reja, prej të cilave 60 janë salla sportive.
Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pas vendosjes së gur – themelit të sallës së re sportive në ShF “Grigor Përliçev” në lagjen Zhelezara në Shkup, ku morri pjesë edhe kryeministri Kristian Mickoski dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.
“Atë që Qeveria, Ministria dhe komunat e premtuan, duke punuar së bashku i plotësuan. Fillojmë me ndërtimin e 30 sallave të reja sportive dhe 30 të tjera janë në proces rinovimi,” tha ministrja Janevska.
Investimi i përgjithshëm në sallën sportive në ShF “Grigor Përliçev” arrin 39 milionë denarë, ndërsa sot fillon realizimi i fazës së parë në vlerën e përgjithshme prej 20 milionë denarë. Salla do të ketë të gjitha shërbimet shoqëruese, me të cilët nxënësit dhe të rinjtë do të fitojnë kushte moderne për sport dhe rekreacion.

