Janevska: Është i nevojshëm bashkëpunim ndërinstitucional për kujdes për shëndetin mendor të të rinjve

Janevska: Është i nevojshëm bashkëpunim ndërinstitucional për kujdes për shëndetin mendor të të rinjve

Gjashtë kallëzime për dhunë nga bashkëmoshatarët kanë arrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) që nga fillimi i vitit shkollor dhe janë duke u trajtuar, ka thënë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ajo theksoi se vendi ka sistem për t’u kujdesur për shëndetin mendor të të rinjve përmes shkollave, përfshirë edhe Ministrinë me shërbimin e saj pedagogjik, por theksoi se është i nevojshëm edhe bashkëpunimi ndërinstitucional i disa ministrive, organizatave joqeveritare dhe ekspertëve.

“Është e një rëndësie të veçantë kur vetë të rinjtë janë të përfshirë në proces dhe është gjithmonë mirë të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe së bashku të gjejmë zgjidhjet më të favorshme për t’u kujdesur për shëndetin e të rinjve”, tha Janevska.

Në tryezën e rrumbullakët për edukimin e shëndetit mendor që sot u organizua nga Shoqata qytetare “Rinia mundet”, ajo theksoi se shëndeti mendor është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme që duhet të jetë vazhdimisht në fokus të vëmendjes sepse, tha ajo, “çdo brez i ardhshëm ka sfidat e veta, ato ndryshojnë dhe prandaj nevojiten zgjidhje të reja”.

Rol të drejtpërdrejtë në kujdesin e shëndetit mendor kanë shërbimet profesionale të përbërë nga pedagogë dhe psikologë, në disa edhe defektologë dhe punonjës social, varësisht madhësisë së shkollave.

“Byroja për Zhvillimin e Arsimit çdo vit, duke përfshirë edhe këtë vit për shkak të këtyre gjashtë raporteve dhe disa ngjarjeve të tjera, gjithmonë dërgon rekomandime për veprim në raste konkrete dhe të përgjithshme. Shërbimet profesionale hartojnë një plan vjetor për trajtimin e problemeve të caktuara për ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe në planin vjetor, në orë të caktuara përfshirë orën e mësimit, duhet të kryejnë edukimin dhe punën me fëmijët. Në rast se problemi është më i madh i nevojshëm është edhe përfshirja e ekspertëve të tjerë, zakonisht ky është komunikim me Ministrinë e Politikës Sociale dhe Rinisë, në raste të rralla është e nevojshme thirrja e policisë dhe ndihma mjekësore”, tha Janevska.
Sa i përket ankesave nga shërbimet profesionale se kanë shumë përgjegjësi administrative dhe organizative në llogari të punës për të cilën ekzistojnë, ministrja tha se ato ankesa kanë arrit edhe në MASH dhe se ligjet e reja që janë duke u përgatitur “do t’u mundësojë atyre të bëjnë punën e tyre”.

“Do të insistojmë që shumë të tjerë të jenë të pranishëm në shkolla me ekspertizën e tyre dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Ndërsa ndonjëherë nuk janë vetëm problemet, por kemi edhe fëmijë të talentuar me të cilët duhet punuar, disa prindër kanë nevojë për ndihmë për disa arsye të tjera, jo vetëm për fëmijët problematikë. Pra, ka shumë punë për shërbimet profesionale, ngadalë po krijojmë një sistem ku ata do të fillojnë të bëjnë vetëm punën e tyre”, tha ministrja.

Kjo ministri nuk ka statistika për të rinjtë që janë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve, ndaj ai theksoi domosdoshmërinë e komunikimit ndërinstitucional – me MASH-in dhe MPB-në.

“Është e vërtetë që disa statistika mungojnë në ministrinë tonë, por ajo që është harruar në të kaluarën është një sistem i plotë i të gjitha të drejtave dhe shërbimeve që për fat të keq ministria nuk i ka zbatuar vite më parë për arsye që nuk i di. E hoqëm nga sirtari dhe së shpejti do të kemi tablon e plotë të të gjithë përfituesve të së drejtës së mbrojtjes sociale, por edhe të shërbimeve të ofruara nga vetë qendrat. Pra një sistem në të cilin ne do të shohim se çfarë po ndodh në një familje dhe do të kemi pasqyrën e asaj familje”, tha Gjoko Velkovski.

MARKETING