Janë numëruar mbi 70% e votave në Turqi, Erdogan udhëheq

Janë numëruar mbi 70% e votave në Turqi, Erdogan udhëheq

Po vazhdon publikimi i rezultateve zyrtare nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi që u mbajtën gjatë ditës së sotme.
Për momentin janë numëruar 70.44% e votave, ndërsa vazhdon ta ruaj epërsinë presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan, raporton SHENJA.
Ai deri tani ka 51.06% të votave, ndërsa kundërshtari i tij më i afërt, Kemal Kiliçdarogllu ka 43.12%.
Kandidati tjetër Sinan Ogan ka 5.31% të votave, ndërsa edhe pse u tërhoq nga gara për president, Muharem Inçe deri tani ka 0.51% të votave.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare nga 54.95% e votave të numëruar, AK Partia e Erdoganit së bashku me koalicionin kanë 54.21% të votave, ndërsa Aleanca e kombit ka33% /SHENJA/

MARKETING