Janë ndërprerë përkohësisht protestat e honorarëve në spitalin e Tetovës, do të presin ministër të ri të Shëndetësisë

Njerëzit që punojnë si infermierë dhe teknikë, mjekë, shërbime teknike dhe administratë në Spitalin klinik Tetovë e kanë vendosur në pezullim të përkohshëm pçrotestën e tyre të çdoditshme, me të cilën kanë kërkuar t’i paguajnë pagat e papaguara si dhe vendimet për punësim në kohë të pacaktuar. Në ditën e sotme të katërt me radhë që tubohen dhe shprehin revoltën theksuan se janë të zhgënjyer nga ajo që nuk kanë mbështetje më të madhe nga opinioni, prandaj do të presin të emërohet ministri i ri i Shëndetësisë me shpresë se do të zgjidhet problemi i tyre.
MARKETING
“Në të gjithë botën, protestat janë një e drejtë e garantuar në mënyrë të pashmangshme për të kërkuar të drejtat e çdo individi, por është e qartë se kjo e drejtë nuk zbatohet në vendin tonë ku jetojmë dhe punojmë. Protestat tona kanë qenë të heshtura për vite me radhë me shumë sakrifica. Që në fillim, revolta jonë nuk ishte e drejtuar kundër drejtorit dhe menaxhmentit të tij. Ne jemi përballur me të njëjtin problem për vite me radhë, me ndryshimin e menaxhmentit. Gjithmonë kemi reaguar kur jemi thirrur sipas urdhrave të tyre, kemi mbuluar deficitet në të gjitha departamentet, madje edhe gjatë pandemisë”, tha në emër të të tubuarve Lidija Korunovski, e angazhuar në administratën e spitalit.
Por edhe krahas të gjitha angazhimeve. thonë nuk e kanë marrë atë që e meritojnë, vendime për punësime të përhershme.
Këtyre ditëve derisa protestohej nga menaxhmenti i spitalit kanë marrë përgjigje se edhe ata presin vendime nga ministritë për zgjidhjen e problemit me pagat e papaguara, kontrata të reja në vepër, si dhe punësim i përhershëm. Në Spitalin klinik Tetovë problemi ka të bëjë me rreth 140 persona.