Janë evakuuar katër shtetas të Maqedonisë nga Sudani

Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar të shtunën nga Sudani i cili që nga 15 prilli është përfshirë në konfliktin e armatosur. Nga Ministria e Punëve të Jashtme in formojnë se evakuimi u krye me ndihmën e Arabisë Saudite, për të cilën ata shprehim mirënjohjentë sinqertë.
Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin Xheda të Arabisë Saudite.
MARKETING
“Ambasada jonë në Abu Dabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë sauditë, ndërsa të tjerët nga 96 vende të botës, duke përfshirë Europën, ShBA-në dhe nga rajoni ynë, përveç Maqedonisë së Veriut, janë edhe Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.