‘Jam i shqetësuar për situatën në veri’, Vuçiqi tregon se çfarë i tha Lajçakut

‘Jam i shqetësuar për situatën në veri’, Vuçiqi tregon se çfarë i tha Lajçakut

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Beograd.

Vuçiqi, pas takimin me Lajçakun, ka thënë se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.
“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e Albin Kurtit për të provokuar incidente dhe konflikte”, ka thënë Vuçiqi, raporton “Rel”.

Lajçaku, i cili ishte në Prishtinë më 11 maj, po qëndron në Serbi për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë.

MARKETING