Jakup Berisha nuk ndalet, dhuron asist në barazimin e Feronikelit

Jakup Berisha nuk ndalet, dhuron asist në barazimin e Feronikelit

Sulmuesi Jakup Berisha vazhdon me paraqitje të mira në futbollin elitar të Kosovës. Shkupjani ka dhuruar asist sot në barazimin e skuadrës së tij Feronikelit ndaj Dukagjinit, e cila u mbyll me barazim 1:1.

Në minutën e 50-të Feronikeli barazoi shifrat në 1:1 me golin e Avdylit, i cili mori një krosim të bukur nga rëvnia këndore të ekzekutuar nga Berisha.

23 vjeçari në minutën e 16-të çoi topin në rrjetë, por goli iu anulua nga VAR.

Kujtojmë se Jakup Berisha në xhiron 6-të u shpall futbollisti i javës nga Federata e futbollit të Kosovës, kur realizoi dy gola në përmbysjen 5:3 të Feronikelit ndaj klubit Liria.

MARKETING