Jakup Berisha në super formë, gol dhe asist në fitoren e Feronikelit

Jakup Berisha në super formë, gol dhe asist në fitoren e Feronikelit

Sulmuesi nga Shkupi, Jakup Berisha po kalon në super-formë në futbollin elitar të Kosovës. Shkupjani sërish ishte protagonist me gol dhe asist në fitoren 3:0 e skuadrës së tij, Feronikeli ndaj Fushës Kosovës, e cila ishte e vlefshme për xhiron e 9-të në Superligën kosovare.

Berisha shënoi golin e dytë për Feronikelin në këtë ndeshje, pasi paraprakisht kishte shënuar Cervadiku, me sulmuesin shkupjan që ishte i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar në minutën e 65-të.

Ndërkohë, kontributi i tij për këtë ndeshje nuk u ndal këtu, pasi vetëm katër minuta më vonë pasi realizoi golin, dhuroi edhe asist për Avdylin që vulosi fitoren 3:0 për Feronikelin.

Për Berishën ky ishte goli i katërt që realizon në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

MARKETING