Jakup Berisha e nis mirë aventurën te Feronikeli në Kosovë

Jakup Berisha e nis mirë aventurën te Feronikeli në Kosovë

Futbollisti shkupjan, Jakup Berisha është emri që u transferua këtë verë në futbollin kosovar te skuadra e Feronikelit. Nga Kukësi në Shqipëri te ekipi kosovar, sulmuesi nga Shkupi e ka nisur mirë aventurën e re në aspektin personal.

Berisha dje shënoi golin e parë me fanellën e Feronikelit në ndeshjen ndaj Malishevës të luajtur për xhiron e katërt në Superligën e Kosovës.  Skuadra e shkupjanit u mund me shifra 4:1, por golin e vetëm për Feronikeli e realizoi Berisha.

23 vjeçari gjithashtu ka realizuar edhe një asist në ndeshjen me Gjilanin.

Për momentin skuadra e Feronikelit mban pozitën e 7-të në renditjen e Superligës me vetëm 3 pikë të tubuara nga katër ndeshje të luajtura në sezonin e ri.

MARKETING