Izraeli vazhdon sulmet në Gaza pavarësisht armëpushimit

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza pavarësisht armëpushimit

Pavarësisht hyrjes në fuqi të armëpushimit, ushtria izraelite vazhdon të kryejë sulme në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë dhe njësitë e artilerisë izraelite pas armëpushimit që hyri në fuqi shënjestruan mëngjesin e sotëm pjesën lindore të qytetit të Gazës.

Dëshmitarët thanë se tanket e ushtrisë izraelite hapën zjarr përreth Korridorit Netzarim, i cili ndan Rripin verior dhe jugor të Gazës.

Automjetet ushtarake izraelite të pozicionuara rreth zonës Shakush, në veriperëndim të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, thuhet se hapën zjarr mbi shtëpitë dhe tendat që strehojnë civilë të zhvendosur.

Njësitë e artilerisë izraelite gjithashtu hodhën bomba tymi në verilindje të qytetit Khan Younis në jug dhe kryen sulme ajrore në qendër të qytetit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ende nuk ka lëshuar një deklaratë për numrin e viktimave në sulmet e fundit.

Qeveria izraelite miratoi marrëveshjen për armëpushim në Gaza sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas televizionit shtetëror izraelit, KAN, shumica e ministrave të qeverisë miratuan marrëveshjen, ndërsa pesë ministra të ekstremit të djathtë, përfshirë ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrin e Financave Bezalel Smotrich, votuan kundër saj.

MARKETING