Izraeli njofton se ka përfunduar sulmin ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit

Izraeli njofton se ka përfunduar sulmin ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit

Izraeli pretendon se ka shkatërruar dhjetëra radarë dhe lëshues raketash tokë-ajër në Iran dhe njoftoi se ka “përfunduar një sulm gjithëpërfshirës ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një deklaratë nga Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite thuhet se avionët luftarakë përfunduan një “sulm gjithëpërfshirës” ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit si rezultat i informacionit të marrë nga njësia e inteligjencës.

Ushtria izraelite pretendon se ka shkatërruar dhjetëra radarë dhe lëshues raketash tokë-ajër në Iran ndërsa ka mbrojtur idenë se ky veprim do të “rrisë lirinë e veprimit të Izraelit në hapësirën ajrore të Iranit”.

– Izraeli pretendon se kompleksi bërthamor Natanz u dëmtua rëndë

Zyrtarët izraelitë që folën për mediat lokale, emrat e të cilëve nuk u zbuluan, pretendojnë se kompleksi bërthamor Natanz në provincën Isfahan të Iranit u dëmtua rëndë në sulmet e mëngjesit të sotëm.

Televizioni shtetëror iranian tha se kompleksi bërthamor Natanz në provincën Isfahan u godit në sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

– Izraeli kreu sulme ndaj shumë qyteteve në Iran

Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.

Në sulme u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe 6 shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.

MARKETING