Izraeli mohon përfshirjen në shpërthimet në jug të Iranit

Izraeli mohon përfshirjen në shpërthimet në jug të Iranit

Izraeli ka mohuar çdo përfshirje në shpërthimet e raportuara në jug të Iranit, transmeton Anadolu.

Siç raportoi gazeta izraelite Yedioth Ahronoth, “pas raportimeve për shpërthime nga një ‘burim i panjohur’ të dëgjuara në Iran, Izraeli mohon çdo lidhje me ngjarjet”.

Mohimi vjen pasi disa zhurma të ngjashme me shpërthime u dëgjuan në mbrëmje pranë qytetit jugor iranian Bandar Abbas dhe ishullit Qeshm.

Agjencia Tasnim raportoi për shpërthime në Bandar Abbas dhe Qeshm, duke cituar burime lokale.

Transmetuesi shtetëror IRIB tha se një shpërthim u dëgjua në skelën e pasagjerëve Bahman në ishullin Qeshm.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Fars raportoi se raketat iraniane goditën “njësi armike” në Ngushticën e Hormuzit pas një sulmi amerikan ndaj një anijeje iraniane të naftës, duke i detyruar ato të tërhiqen.

MARKETING