Izraeli merr emrat e pengjeve që do të lirohen në ditën e parë të armëpushimit
Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka publikuar emrat e tre pengjeve izraelite, të gjitha femra, që do të lirohen sot sipas marrëveshjes së Gazës për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i krahut të armatosur Brigadat Al-Qassam të Hamasit, Abu Obaida, i identifikoi tre pengjet si Romi Gonen (24), Emily Damari (28) dhe Doron Steinbrecher (31).
Më herët, transmetuesi publik izraelit KAN konfirmoi se Hamasi kishte dorëzuar listën e izraelitëve që do të lirohen sot.
Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm me orën lokale (06:30 GMT).
Që nga 7 tetori i vitit 2023, të paktën 47 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 110.700 të tjerë janë plagosur në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza.