Izraeli kërkoi nga SHBA-ja “të bashkohet” në fushatën ushtarake kundër Iranit

Izraeli kërkoi nga SHBA-ja “të bashkohet” në fushatën ushtarake kundër Iranit

Izraeli ka kërkuar nga SHBA-ja të bashkohej me fushatën e sapo nisur ushtarake kundër Iranit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Duke cituar burime amerikane dhe izraelite, Axios tha se Izraeli nuk ka aftësi për të shkatërruar vendin e pasurimit të uraniumit në Fordow të Iranit, i cili ndodhet thellë brenda një mali dhe ka nevojë për ndihmën e SHBA-së për ta shënjestruar atë në mënyrë efektive.

Një zyrtar amerikan, siç raporton Axios, konfirmoi se Izraeli kërkoi nga SHBA-ja të bashkohej në operacionin ushtarak, por tha se aktualisht administrata amerikane nuk po e shqyrton këtë.

Duke cituar një burim izraelit, media amerikane më herët tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar pjesëmarrjen e mundshme të SHBA-së nëse do të ishte e nevojshme gjatë bisedimeve të fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të premten e mohoi pretendimin.

SHBA-ja vazhdimisht ka deklaruar se Izraeli veproi i vetëm në veprimet e fundit ushtarake kundër Iranit.

MARKETING