Izraeli ka arrestuar 8.755 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

Izraeli ka arrestuar 8.755 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

Është rritur në 8.755 numri i palestinezëve që forcat izraelite kanë arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli filloi sulmet ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, jepet informacion për arrestimet në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori e deri më tani.

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 palestinezë në qytetet El-Khalil, Qalqilyah, Nablus dhe Tubas të Bregut Perëndimor.

Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor është rritur në 8.755 që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet e rënda ndaj Gazës.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor në pushtim.

MARKETING