Izraeli bombardon një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës

Ushtria izraelite kreu sot sulme ajrore ndaj një ndërtese banimi në qytetin e Gazës, duke shkaktuar shkatërrime të shumta, raporton Anadolu.
Sulmet kishin në shënjestër Kullën Mushtaha në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës, duke bërë që banorët e afërt të largoheshin. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëzit duke ikur nga zona dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesë pas sulmeve.
Izraeli ka vrarë mbi 64.200 palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.