Izraeli arreston përsëri fëmijën palestinez të liruar në kuadër të shkëmbimit të pengjeve

Izraeli arreston përsëri fëmijën palestinez të liruar në kuadër të shkëmbimit të pengjeve

Forcat izraelite arrestuan sërish një fëmijë i cili ndodhej në mesin e palestinezëve të liruar në kuadrin e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve të arritur me Hamasin në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se për herë të parë u arrestua sërish një nga palestinezët që u lirua në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve mes Hamasit dhe Izraelit.

Arrestimi nga forcave izraelite i 17-vjeçarit palestinez Yusuf Abdullah el-Hatib, i cili u lirua në fund të muajit nëntor 2023 në qytetin Eriha të Bregut Perëndimor nën pushtim, është një hap i “rrezikshëm” dhe një shkelje e qartë e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve, thuhet në deklaratën ku i bëhet thirrje për ndërhyrje Egjiptit dhe Katarit të cilët janë ndërmjetësues për marrëveshjen e shkëmbimit të pengjeve.

MARKETING