Izraeli akuzon Hamasin se nuk e ka dorëzuar kufomën e njërës prej pengjeve

Ushtria izraelite njoftoi se kufoma që pranoi dje nga grupi palestinez Hamas nuk i përket Shiri Bibasit të mbajtur në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Hamasi dje dorëzoi kufomat e pengjes Shiri Bibas dhe dy fëmijëve të saj, Ariel dhe Kfir si dhe Oded Lifshitz, në qytetin jugor të Khan Younis sipas marrëveshjes për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Gaza.
“Pas përfundimit të procesit të identifikimit nga Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore në bashkëpunim me Policinë e Izraelit, përfaqësuesit e IDF (ushtrisë izraelite) informuan familjen Bibas se të dashurit e tyre, Ariel dhe Kfir Bibas, janë identifikuar”, tha në një deklaratë ushtria izraelite, duke shtuar:
“Gjatë procesit të identifikimit, u konstatua se trupi shtesë i marrë nuk është ai i Shiri Bibasit dhe të dhënat nuk u përshtatën me asnjë peng tjetër”.
Hamasi tha se robërit izraelitë u vranë në sulmet ajrore izraelite gjatë gjenocidit 15-mujor në enklavë.