Izrael-Kosovë luhet më 12 nëntor, Muriqi shtyn sfidën Mallorca-Cadiz

Izrael-Kosovë luhet më 12 nëntor, Muriqi shtyn sfidën Mallorca-Cadiz

Vedat Muriqi shtyn sfidën mes Real Mallorca -Cadiz që ishte planifikuar për tu luajtur të dielën e ardhshme, 12 nëntor në orën 14.00 . Komisioni i Garave në Spanjë pranoi propozimin e La Ligas për shtyrjen e takimit, pasi data e asaj ndeshjeje përkon me zhvillimin e takimit Izrael – Kosovë, e cila është shtyrë për në datën 12 nëntor nga FIFA.

Mallorca kishte javë që punonte për shtyrjen e kësaj ndeshjeje pasi kishte bërë të ditur që në 23 tetor , kur u vendos data e zhvillimit të Izrael – Kosovë se për atë datë nuk do të kishte Muriqin i cili me siguri do të thërritej nga Kosova, me Mallorca-n që kërkonte nga La liga që takimi me Cadiz të mos luhej në atë datë, pasi kështu do të privohej nga sulmuesi shqiptar që është vendimtar për skuadrën spanjolle.

La Liga e konsideroi kërkesën e Mallorca-s të drejtë dhe për të mos e dëmtuar i kërkoi Komisionit të Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit shtyrjen e takimit, një vendim ky që nuk është pëlqyer nga Cadiz , me trajnerin Sergio Gonzales i cili deklaroi “Nuk jam dakord me kërkesën e Majorkës, ata kanë kërkuar të luajnë në një datë tjetër pa menduar për ne. La Liga dhe Majorka kanë arritur një marrëveshje pa llogaritur palën e tretë”.

MARKETING