Izet Mexhiti: Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!

Izet Mexhiti: Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!

Izet Mexhit në rrjetin social facebook, ka njoftuar se sonte ata kanë caktuar koordinator për degën e Gostivarit, Tetovës, Çairit, zonën zgjedhor numër 1 dhe numër 2. Mexhiti ka shkruar se rrugëtimi i tyre vazhdon dhe se nuk do të shmangen nga ajo rrugë, raporton SHENJA.

“Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!

Sonte jemi në qytetin e Gostivarit bashkë me Bashkim Hasanin, Visar Ganiun, Muhamet Ametin përndryshe koordinator për qytetin e Tetovës, Saranda Imerin – sekretere për barazi gjinore, Resmi Ejupin, Besim Kokën, Mersel Sadikun dhe Gazmend Sejfulin.

Të gjithë bashkë, unanimisht vendosëm që për koordinator për Gostivarin ta zgjedhim aktivistin dhe funksionarin e dalluar dhe ish kryetarin e Degës së Gostivarit Bashkim Hasanin, ndërsa koordinatorë për Çairin vendosëm të jenë Visar Ganiu kryetar aktual i Komunës së Çairit për zonën zgjedhore 1, dhe Besim Koka ish funksionar për zonën zgjedhore 2, që të tre të dëshmuar për kapacitetin e tyre të lartë inkluziv në përafrimin e kuadrove dhe të hapur për të gjithë.

Mes tjerash, konstatim i përbashkët është që t’i ftojmë të gjithë ata me qëllim të mirë, pa përjashtim, profesionistë, intelektual, biznesmenë, arsimdashës, sportistë, njerëz të kulturës, gjithashtu edhe eksponentë që kanë qenë kritik në të kaluarën, që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë të sinqertë!

Dua që t’ju faleminderohem nga zemra të gjithve për mbështetjen e sinqertë duke potencuar se ne nuk do të shmangemi nga rruga që e kemi zgjedhur sepse jemi në të drejtën tonë.

Zoti na ndihmoftë!”, ka shkruar Mexhiti.

Kujtojmë se ditë më parë në opinion janë shfaqur pakënaqësitë brenda “Grupit të Zjarrit”.

Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta, janë deklaruar kundër formimit të një subjekti të ri politik, por kërkojnë që betejën ta vazhdojnë brenda BDI-së.

/SHENJA/

MARKETING