Izet Mexhiti priti Ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: “Miqësia mes dy vendeve do të mbetet themel i së ardhmes sonë”

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhje.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, i cili erdhi për të më uruar për fitoren.
Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si urim personal, por si shenjë e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona, mes dy popujve tanë që ndajnë të njëjtën gjuhë, ndjenjë dhe ideal.
Faleminderit z. Qehaja për urimet dhe respektin.
Miqësia, bashkëpunimi dhe afërsia mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë dhe do të mbeten themel i së ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar Mexhiti.