Izet Mexhiti inspekton asfaltimin e rrugës “7 Korriku” në Seravë: Investim për qarkullim më të lehtë dhe infrastrukturë moderne

Izet Mexhiti inspekton asfaltimin e rrugës “7 Korriku” në Seravë: Investim për qarkullim më të lehtë dhe infrastrukturë moderne

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka inspektuar punimet në rrugën “7 korriku” në Seravë.
Sipas tij ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.
“Pash nga afër asfaltimin e rrugës “7 Korriku” në Seravë, ku po realizohen punime në një hapësirë prej 630 m². Ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.
Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë zhvillim dhe kushte më të mira jetese për çdo familje. Hap pas hapi, po e ndryshojmë realitetin në lagjet tona, duke e bërë Seravën dhe gjithë komunën me infrastrukturë moderne, ku banorët ndihen më afër institucioneve që punojnë për ta”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING