Izet Mexhiti: Çdo ditë pune do të jetë vetëm për Çairin

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka thënë se po mirëpritet ngrohtësisht nga familjet shqiptare në këtë komunë, duke theksuar mbështetjen e gjerë për vizionin e tij.
Gjatë një vizite tek familja Elmazi në Fushë Topanë, Mexhiti tha se u prit me mikpritje vëllazërore dhe bisedoi për projektet që synon t’i realizojë për zhvillimin e Çairit.
“Mbështetja është evidente në çdo lagje. Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse Çairi është diamant”, deklaroi ai.