Izair Emini nuk vazhdon me Voska Sport

Izair Emini sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Voska Sport. Palët vendosën që të ndahen me pëlqim të dyanshëm, pas dy viteve bashkëpunim.
Izair Emini ishte një nga kryesorët e Voska Sport në sezonin e kaluar në Ligën e Dytë, ku në 27 ndeshje realizoi 17 gola dhe plotë 11 asiste.
Emini te Voska erdhi në vitin 2021 nga Drita e Gjilanit.